Pamje brenda Spitalit të Breshias, i sëmuri me koronavirus fjalë prekëse dy infermierëve shqiptarë

Aktualitet
Pamje brenda Spitalit të Breshias, i sëmuri me koronavirus fjalë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikoi një video nga Spitali i Breshias, ku ndodhet personeli shqiptar qe po ndihmon në kurimin e të infektuarve me koronavirus edhe 30 mjekë e infermierë shqiptarë.

Në video shihet një pacient italian i infektuar me koronavirus, i cili ka një falënderim të veçantë dhe prekës për dy infermierët shqiptarë, që i shërbejnë, teksa vlerëson gjestin e tyre humanitar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/221320425855083/

Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga #covid19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve ?????? #Bashkë #GëzuarPashkët”, shkruan Manastirliu.

ME TE LEXUARAT