Kërcënohet me jetë Albin Kurti: “10 milionë kush ma bie kokën”. Reagon Vetëvendosje

Aktualitet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook.

Një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti, ka shkruar nje njoftim publik ku thekson se jep shpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim “të kokës së Albinit”. Ai e ka krahasuar Kurtin me ish-liderin e Kubës, Fidel Castro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“10 milionë euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

Kanosjen ndaj Albin Kurtit e ka denoncuar në polici Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se çështja është në duart e “organeve të hetuesisë e rendit”.

Në një shkrim në Facebook, Manxhuka u bëri thirrje aktivistëve të LVV-së të mos merren privatisht me kërcënuesin.

“E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, ka shkruar Manxhuka në reagimin e tij.

Kurti ishte kërcënuar edhe më parë përmes rrjeteve sociale.

ME TE LEXUARAT