"Kallarati", sekuestrohen 14.4 kg kanabis në Vlorë, pranga 31-vjeçarit

Aktualitet
"Kallarati", sekuestrohen 14.4 kg kanabis në Vlorë, pranga

Policia e Vlorës ka sekuestruar 14 kg e 406 gramë kanabis sativa dhe ka arrestuar poseduesin e drogës, një 31-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të procedimit penal të ndjekur me anë të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kallarati”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 14 kg e 406 gr.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ME TE LEXUARAT