Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zbulohet kush është personi i rrezikshëm që u plagos në Tiranë, në kërkim për vrasjen e bujshme në Lushnje

Kanë dalë detaje të reja nga personi që mbeti i plagosur nga ana e policit të shqiponjave mesditën e sotme në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se personi i plagosur është Orges Bilbili, i cili akuzohet për disa ngjarje të rënda të ndodhur në qytetin e Lushnjes.

loading...

Rekomandojme

Orges Bilbili së bashku me Leart Haxhiun, të dy personazhe të njohur me precedentë penalë akuzohen për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Bilbili është pjesë e bandave kundërshtare me Aldo Baren, edhe pse prej tre vitesh në kërkim, ai udhëtonte lirshëm në Tiranë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet