U plagos rastësisht në kapjen e Orges Bilbilit, Lleshaj viziton qytetaren në spital

Politikë
U plagos rastësisht në kapjen e Orges Bilbilit, Lleshaj viziton

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar në spital qytetaren e plagosur rastësisht nga përplasja e armatosur mes vrasësit në kërkim Orges Bilbili dhe efektivit të ”Shqiponjave” sot paradite.

Lleshaj shprehet se i kërkoi ndjesë bashkë me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe asaj të Tiranës duke bërë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu ministri thotë se Orges Bilbili ishte një ndër personat më të kërkuar në Republikën e Shqipërisë.

NJOFTIMI NGA SANDËR LLESHAJ

Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.

Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.

ME TE LEXUARAT