Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Polici plagos dy veta te Xhamlliku, Jaupi: Kërcënuan me pistoletë efektivin që u kërkoi lejen

Një efektiv i forcave Shqiponja plagosi me armë në këmbë një qytetar i cili në vend të dokumentit identifikues i nxori armën duke e kërcënuar efektivin.

Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku për pasojë mbeti e plagosur edhe një kalimtare rastësisht në zonë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Policisë së Tiranës, tha se personi dyshohet të jetë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur në kërkim, por pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve për t’i faktuar këto dyshime.

Në një komunikim për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, tha se efektivi është detyruar të qëllojë ndaj personit të dyshuar, duke e lënë të plagosur, ndërkohë që një plumb rastësor mori edhe një qytetare që ndodhej pranë zonës. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Jaupi tha se personi në fjalë dyshohet të jetë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve për të faktuar dyshimet e tyre, që aktualisht siç ai tha lidhen me një person në kërkim.

“Një punonjës policie i cili kërkon dokumentet e identifikimit një qytetari, nuk i është përgjigjur. Në momentin që i ka kërkuar çfarë keni në çantë, qytetari është larguar me vrap në drejtimin pas nesh, punonjësi i policisë e ka ndjekur, dhe sapo kalon kthesën e parë qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, ai e ka paralajmëruar ulni armën se do iu qëlloj dhe ka qëlluar një herë në ajër. Qytetari ka lëvizur me vrap, dhe në kohën që punonjësi i policisë e paralajmëron përsëri të ulë armën të dorëzohet, ai ka drejtuar armën dhe i ka thënë policit po të qëlloj nëse nuk largoheshin.

Punonjësi ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur, aktualisht ndodhet në spital, është plagosur në këmbë, por akoma nuk kemi një informacion të saktë në afërsi të kësaj skene ka qenë një qytetare që edhe ajo ka marrë një plumb në këmbë, nga punonjësi i policisë. nuk e kemi identifikuar akoma por dyshimet janë se kemi të bëjmë me një të rrezikshëm të shpallur në kërkim. do ju japim informacion sapo ti marrim gjurmë.

Punonjësi i policisë është me përvojë i ekipit shqiponjave ishte i vetëm, dhe ka vepruar në bazë të procedurave standardë të punës, ne kemi ngritur grupin e punës për identitetin e personit që pak a shumë kemi një emër por do jua bëjmë me dijë me vonë. Momentalisht janë jashtë rrezikut të dy, në spitalin e traumës po punojnë mjekët. Efektivi nuk është qëlluar, është në drejtorinë e policisë Tiranë për veprimet procedurale”, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet