Pensionistët në Elbasan pazare pa leje: Jetojmë vetëm dhe nuk kemi njeri të na ndihmojë

Aktualitet
Pensionistët në Elbasan pazare pa leje: Jetojmë vetëm dhe

Pensionistët në Elbasan kanë dalë ditën e sotme për të bërë pazaret e tyre pasi janë të vetmuar dhe nuk kanë persona që mund t'i ndihmojnë për të bërë shpenzimet e nevojshme.

Por a kanë marrë leje për të dalë sipas masave të kërkuara nga autoritet? Ata shprehen se kanë aplikuar për të marrë lejen e nevojshme. Por ka dhe nga ata të cilët nuk kanë aplikuar dhe dalin me arsyen se nuk kanë njeri që t'i ndihmojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqetësim ngelet fakti se pavarësisht se mosha e tretë është më e rrezikuar për COVID-19 pensionistët kanë dalë pa maska dhe doreza, duke mos respektuar rregullat e kërkuara. Deri ditën e sotme në Elbasan janë regjistruar 15 persona të infektuar me COVID-19.

ME TE LEXUARAT