Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Në Zelandën e Re shënohen vetëm 2 vdekje nga koronavirusi

Zelanda e Re ka arritur të bëjë diçka që shumë vende do dëshironin të arrinin: për katër ditë, vendi ka raportuar një rënie të rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus.

Deri më tani, regjistrohen 1,283 të infektuar dhe 2 viktima. Nga këto raste, më shumë se 14 ndodhen të shtruar në spital, ndërsa 373 janë shëruar.

Zelanda e Re, një vend i vogël ishullor me një popullsi më pak se 5 milionë banorë, është në rrugën për të eliminuar plotësisht virusin.

loading...

Kryeministrja Jacinda Ardern tha gjatë një fjalimi të enjten se: “Angazhimi juaj do të thotë që plani ynë po funksionon.”

Zelanda e Re mbylli shumë shpejt kufijtë duke evakuuar edhe shtetasit e saj nga Kina apo vendet aziatike, ndërsa ka ndjekur këshillën e OBSH për të kryer testime masive dhe deri më sot ka kryer më shumë se 51 mijë teste.

“Në gjysmën e rrugës, unë nuk hezitojë të them se ajo që ka bërë Zelanda e Re gjatë dy javëve të fundit është diçka e madhe. Ju morët vendimin që të gjithë së bashku të mbrojmë njëri-tjetrin. Ju keni shpëtuar jetë”, këto ishin fjalët me të cilat kryeministrja iu drejtua popullit të saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet