Meta përshëndet mbështetjen e Gjukanoviç për shqiptarët e Tuzit: Gjithmonë pranë jush

Politikë
Meta përshëndet mbështetjen e Gjukanoviç për

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar mbështetjen e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ofruar komunitetit shqiptar në këtë periudhë pandemie.

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit ka përshëndetur vizitën e kryer të presidentit Gjukanoviç në Komunën e Tuzit, ndërsa iu ka uruar shërim të shpejtë të prekurve nga COVID-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.

Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar. Do të jemi gjithmonë pranë jush!”

ME TE LEXUARAT