Kremtohet e Premtja e Zezë! Kishat e boshatisura, mediat përcjellin mesazhin e meshave

Aktualitet
Kremtohet e Premtja e Zezë! Kishat e boshatisura, mediat përcjellin

Katolikët në gjithë botën sot kremtojnë të Premten e Zezë, ditën kur Jezusi u kryqëzua në Jeruzalem. Këtë vit kishat dhe katedralet ku zhvillohen meshat, ndryshe nga herët e tjera, janë të boshatisura, ku fjala e zotit, dashuria dhe mesazhi për përkujdesje dhe sakrificë po përcillet online ose përmes televizioneve.

I gjithë ky ndryshim ka ndodhur për shkak të koronavirusit, që ka 'strukur' në shtëpi të gjithë njerëzimin dhe ka ndaluar grumbullimet masive sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E njëjtja pamje ishte edhe në Katedralen e 'Shën Palit' në Tiranë, ku besimtarët e lejuar ishin shumë të pakët në numër dhe respektonin distancën sociale.

"Të krijojmë ura komunikimi dhe jo mure me njëri tjetrin" ka qenë mesazhi i meshës dhe në këtë kohë izolimi dhe ndjenje vetmie e krijuar për shkak të COVID-19, dashuria për jetën, perëndinë dhe vlerësimi i gjërave që njerëzi kanë në jetë ka marrë një domethënie më të fuqishme se kurrë.

ME TE LEXUARAT