Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Koronavirusi/ Kuvendi miraton projekt-vendimin, ja shtesat në rregullore për rastet e jashtëzakonshme

Kuvendi i Shqipërisë me anë të një projekt-vendimi, ka miratuar disa shtesa në Rregulloren e parlamentit.

Shtesat kanë të bëjnë më shumë me mënyrën si do të veprohet në situatat e jashtëzakonshme. Këto ndryshime janë miratuar nga Kuvendi, me firmën e kryetarit të parlamentit, Gramoz Ruci.

Ndryshimet e miratuara në Rregulloren e Kuvendit:

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

KUVENDI

PROJEKTVENDIM

“PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN e KUVENDIT NR. 166, DATË 16.12.2004 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË KUVENDIT TË SHQIPËRISË” TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 75, pika 2 të Kushtetutës dhe nenit 117 të Rregullores së Kuvendit, me propozim te Kryetarit te Kuvendit,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Pas nenit a/4 shtohen nenet a/5 , a/6 dhe a/7 me këtë përmbajtje:

Neni a/5

Mbledhjet në rastet e masave të jashtëzakonshme

Në raste të masave të jashtëzakonshme qe mund te vendosen per shkak të gjëndjes se luftës, gjëndjes së jashtëzakonshme ose gjëndjes se fatkeqësive natyrore, mbledhjet e Byros se Kuvendit, Konferencës se Kryetareve, Komisioneve Parlamentare dhe Seances Plenare mund të zhvillohen ne distance ose me numër te reduktuar të deputetëve edhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Kryetari i Kuvendit urdhëron zhvillimin në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik të Konferencës së Kryetarëve dhe të Byrose së Kuvendit.

Konferenca e Kryetarëve vendos zhvillimin në distancë ose me numër te reduktuar të deputetëve nëpermjet mjeteve të komunikimit elektronik të Komisioneve Parlamentare dhe te Seancës Plenare.

Ne rastet te zhvillimit te mbledhjeve ne distance ose me numër te reduktuar të deputetëve me ane te mjeteve te komunikimit elektronik, sipas parashikimeve te ketij neni, do te respektohen per aq sa mundet rregullat proceduriale te parashikuara ne nenet 32-40 te kesaj rregulloreje.

Neni a/6

Votimi në rastet e masave te jashtëzakonshme

Kur mbledhjet sipas pikës a/5 zhvillohen në distancë me anë të mjeteve të komunikimit elektronik votimi mund të kryhet dhe me mjete të komunikimit elektronik duke siguruar autentikimin e deputetëve.

Neni a/7

Procedura e përshpejtuar e shqyrtimit te projektligjeve në rastet e masave të jashtëzakonshme

Ne rastet e masave të jashtëzakonshme, Kuvendi i Shqiperise, me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose të një të pestën e të gjithë numërit të deputetëve, mund të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar më shumë se një projektligj në kalendarin 3 javor dhe më shumë se tre projektligje në kalendarin 9 javor.

Neni 2

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrine efektet prej datës 11.03.2020.

K R Y E T A R I

Gramoz RUÇI

Miratuar

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet