”Janë shkarkuar 300”, Albpetrol i përgjigjet Luan Baçit: Janë anuluar emërimet e reja

Politikë
”Janë shkarkuar 300”, Albpetrol i përgjigjet Luan

Kompania Albpetrol i është përgjigjur kreut të PD Fier, Luan Baçit lidhur me denoncimet e këtij të fundit se janë shkarkuar vetëm kohët e fundit 300 punonjës.

Albpetrol hedh poshtë të ketë shkarkime teksa thotë se një ndër masat që është marrë për të ulur ndikimin negativ në këtë situatë të vështirë është anulimi i emërimeve të reja të punonjësve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu në reagimin zyrtar të Albpetrol thuhet se Baçi trillon duke publikuar shkresa herë pa vula për të trilluar një histori me punonjës imagjinarë dhe fakte të vërtetë.

REAGIMI NGA ALBPETROL

Në vazhdën e sulmeve politike dhe shpifjeve që vijnë nga Partia Demokratike në adresë të Albpetrol sh.a jemi të detyruar të sqarojmë opinionin publik.

Kryetari i PD-së Fier, Luan Baçi, përmes publikimit të shkresave herë me vulë dhe herë pa vulë kërkon të trillojë një histori duke përfshirë punonjës imagjinarë dhe fakte të pavërteta.

E vërteta është shumë e thjeshtë: Në kuadër të situatës të krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe situatës të vështirë për shkak të uljes të çmimit të naftës në të gjithë botën, për të ulur ndikimin negativ në financat e kompanisë, në zbatim të VKM Nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore” Albpetrol sh.a ka hartuar një Plan Masash Shtrënguese organizative, financiare dhe operacionale. Një ndër këto masa është edhe anulimi i të gjitha emërimeve të reja, apo edhe anulimi i të gjithë procedurave të prokurimit, përveç atyre emergjente.

ME TE LEXUARAT