Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Holanda raporton 2000 vdekje më shumë se zakonisht në prill, mund të jenë viktimat e Covid-19

Autoritetet holandeze kanë raportuar 2000 vdekje më shumë sesa zakonisht në fillim të muajit prill, me gjasë për shkak të numrit të lartë të viktimave nga Covid-19.

Zyra e Statistikave të premten komunikoi se kanë qenë 2000 viktima më shumë këtë muaj prill në shtetin holandez, sesa ka në kohë të zakonshme.

loading...

Rekomandojme

Shifrat e publikuara nga Statistikat Holandeze (CBS) treguan rreth 5 100 vdekje të regjistruara në vend në javën që mbaroi më 5 prill, krahasuar me rreth 3 200 në javë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe 3 100 në javë në fillim të vitit 2020 përpara se vendi të regjistronte të parin rast me koronavirus në fund të muajit shkurt.

Të dhënat e CBS janë plotësues të të dhënave të lëshuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të vendit (RIVM), i cili regjistron vetëm raste të koronavirusit që janë diagnostikuar zyrtarisht. RIVM raportoi 881 vdekje të koronavirusit në të njëjtën periudhë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet