Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ende herët për të folur për shërimin e kryeministrit britanik Johnson

Kryeministri Britanisë Boris Johnson “po ndjehet mirë” pasi doli nga kujdesi intensiv, por shërimi i tij është në një fazë të hershme, tha zëdhënësi i tij.

“Kryeministri sapo ka filluar shërimin e tij dhe ai do të marrë këshillat e tij nga ekipi i tij mjekësor”, tha zëdhënësi kur u pyet se kur do të kthehej në punë lideri britanik .

loading...

Rekomandojme

Johnson, 55-vjeçar, është shtruar në Spitalin Shën Tomasi të dielën në mbrëmje, pas kollës së vazhdueshme dhe temperaturës së lartë.

Ai njoftoi në fund të muajit mars se ishte infektuar me koronavirus. Simptomat e tij përfshinin temperaturë të lartë dhe kollë.

Për rreth dhjetë ditë, kryeministri britanik qëndroi në vetizolim në shtëpi, mirëpo simptomat e sëmundjes nuk po i kalonin, duke e detyruar të hospitalizohet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet