Covid-19, në Itali regjistrohen 570 viktima dhe 1985 të shëruar në 24 orë

Bota
Covid-19, në Itali regjistrohen 570 viktima dhe 1985 të shëruar

Sipas të dhënave më të fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në botë është më shumë se 1 milion e 600 000 kurse numri i atyre që kanë humbur jetën është mbi 97 mijë

Në SHBA numri i të vdekurve është rreth 17 mijë kurse numri i të të prekurve nga infeksioni numerohen rreth 467 mijë. Në 24 orët e kaluara, në SHBA u regjstruan 1.783 viktima.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qyteti i Detroit, kryeqyteti i makinave amerikane, ka kaluar Nju Jorkun për nga shkalla e vdekshmërisë dhe spitalet janë afër kolapsit, për shkak të numrit të madh të njerëzve që mbërrijnë në dhomat e urgjencës shumë prej të cilëve vdesin pa u ndihmuar.

Më shumë se 6.6 milion amerikanë kanë humbur punët e tyre javën e kaluar, duke sjellë në total 16 milion humbje pune në tre javët e fundit pasi pandemia është duke e zhytur ekonominë amerikane në ngërç.

Ish presidenti Barak Obama ka deklaruar se gabimi më i madh që mund të bëjmë sot është dizinformacioni. Ai tha se ishte më e nevojshme se kurrë "tju thuash qartë njerëzve se me çfarë po përballesh" dhe "të ndjekësh këshillat e ekspertëve sa më shumë".

Përkundër numrave të pamëshirshëm të pandemisë në Shtetet e Bashkuara, Presidenti amerikan Donald Trump ende thotë se ai është i sigurt: "Nëse gjithçka shkon ashtu siç shpresojmë, ne do ta rihapim vendin shumë shpejtë”.

Spanja renditet në vendin e dytë përsa i përket situatës pandemike me 153 mijë raste pozitiv nga koronavirusi për një total vdekjesh prej rreth 15 500.

Italia renditet pas Spanjës me më shumë se 143 mijë të infektuar dhe 18 279 vdekje.

Kina ka regjistruar ne 24 orët e fundit 42 raste të reja infeksioni të gjitha të importuara dhe 1 vdekje nga Covid-19.

ME TE LEXUARAT