“Unë nuk mund të shoh nipin tim”, gjyshi hidhet nga dritarja duke i dhënë fund jetës

Bota
“Unë nuk mund të shoh nipin tim”, gjyshi hidhet nga

“Unë nuk mund ta shoh nipin tim. Nuk ka më kuptim të jetoj kështu.” Këto janë fjalët e shkruara në letrën e lamtumirës së një të moshuari në Savona, i cili pas shumë ditësh karantinë, vrau veten duke u hedhur nga një dritare.

Një gjest ekstrem për fat të keq jo i izoluar. Ditët e fundit, dy të moshuar të tjerë nga Savona kanë kryer vetëvrasje, dukshëm të dobësuar nga detyrimi për të qëndruar i mbyllur në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ju nuk duhet të ndiheni vetëm, është një fazë kaluese që do të kapërcehet. Mund të ndodhë që të ndjehen të demoralizuar në këtë situatë. Të moshuarit nuk mund të shohin fëmijë dhe nipër, por ata do ta bëjnë sërish këtë”, tha Carlo Vittorio Valenti, drejtor i Departamentit të Shëndetit Mendor në Savona.

Statistikat flasin prë akte vetë-dëmtuese të kryera veçanërisht nga burra të moshës 75 deri 80 vjeç, pa patologji të veçantë të mëparshme dhe në shumicën e rasteve të martuar.

Në fund të marsit, 73-vjeçar pozitiv me koronavirus në Kremona vrau veten duke u hedhur nga kati i shtatë i spitalit. Një gjest ekstrem ndoshta i bërë nga shqetësimi i infektimit të disa anëtarëve të familjes.

ME TE LEXUARAT