Tmerr në SHBA, koronavirusi iu merr jetën mbi 1600 personave vetëm këtë të enjte

Bota
Tmerr në SHBA, koronavirusi iu merr jetën mbi 1600 personave

SHBA është kthyer prej ditësh në epiqëndrën e koronavirusit në botë.

Mijëra njerëz po humbin ditë pas ditë në këtë vend, kryesisht në spitale por edhe ne azile dhe shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesatarja ditore për fat të keq në SHBA e viktimave po shkon nga 1500-2000.

Këtë të enjte deri në orën 18:00 ( me orën në New York) në këtë vend por edhe në mbarë SHBA-në llogariteshin 1550 të vdekur.

Në bilancin e përgjithshëm kemi tashmë 16 mijë e 330 të vdekur në SHBA, vendi I dytë tashmë në listën e shteteve më të goditura nga Covid 19.

Amerika ka parakaluar në listën botërore të viktimave edhe Spanjën që ka 15 mijë e 238 të vdekur.

SHBA numëron edhe thuajse 1/3 e numrit total të të prekurve në mbarë globin me 460 mijë paciente pozitiv ( 24 mijë vetëm këtë të enjte).

New York është më I goditur me gjysmën e viktimave thuajse në SHBA.

ME TE LEXUARAT