Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Sassoli: Duhen mënyra të reja për financimin e ringritjes pas pandemisë

Vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të arrijnë marrëveshje për një plan të rimëkëmbjes së Europës, veçanërisht pas krizës së koronavirusit që do të shkatërrojë miliona vende pune, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në një mesazh të shkurtër video mbi bisedimet në Eurogroup.

Ministrat e Eurogrupit ndërprenë takimin e tyre të martën për të vazhduar sot.
Sassoli përmendi shifrat e papunësisë, kërkoi një plan që do të tejkalojë buxhetin e kufizuar të BE-së dhe theksoi se anëtarët e BE-së duhet të mbrojnë vendet e punës në të gjithë Europën.

“Nuk është një çështje solidariteti. (…) Rënia e një vendi do të kishte pashmangshmërisht pasoja dramatike për të gjithë të tjerët”, deklaroi Sassoli.

loading...

“Në këtë moment ka nevojë të bëjmë shumë më tepër. Qytetarët tanë, bizneset, familjet, të rinjtë janë të shqetësuar për një të ardhme të pasigurt sepse në të gjitha vendet tona kjo krizë, dhe urgjenca shëndetësore, do të shkatërrojë miliona vende pune”, shtoi ai.

“Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) tha se 2,5 miliardë njerëz në të gjithë botën do të preken për shkak të krizës. Sa milionë njerëz do të preken në Europë? Ne kemi për detyrë t’i mbrojmë ata, në veri, në jug, në lindje dhe në perëndim”, theksoi Sassoli.

“Sot kemi nevojë për më shumë. Duhet të krijojmë një fond për rimëkëmbjen ekonomike për të ndarë kostot e rifillimit të ekonomive tona. Kjo do të marrë shumë para dhe buxheti i BE është shumë i kufizuar dhe nuk do të jetë i mjaftueshëm. Ne duhet të gjejmë mënyra të reja, të jashtëzakonshme dhe të përbashkëta për ta financuar atë”, tha ai.

“Qeveritë dhe qytetarët duhet të besojnë në fuqinë e Europës, e cila na ka dhënë 70 vjet bashkëpunim dhe paqe. Sot më shumë se kurrë ne duhet të investojmë për të ardhmen tonë të përbashkët”, përfundoi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet