Ndërron jetë një tjetër pacient me koronavirus, shkon në 7 numri i viktimave në Kosovë

Kosovë&Rajon
Ndërron jetë një tjetër pacient me koronavirus, shkon

Edhe një person ka vdekur në Kosovë si pasojë e coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në Facebook.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së sonte në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19. Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Virusi COVID-19, që nga 13 marsi kur u paraqit për herë të parë në Kosovë e deri më tash ka infektuar 224 persona, 37 prej të infektuarve janë shëruar kurse 7 kanë humbur jetën.

Komuna e cila ka më së shumti raste është Malisheva, ku deri tani janë konfirmuar 66 persona pozitiv në COVID-19.

ME TE LEXUARAT