Meta qeverisë: Të rritet mbështetja e biznesit në lehtësimin e kostos së mbijetesës

Politikë
Meta qeverisë: Të rritet mbështetja e biznesit në

Teksa vendi ynë po përballet me një situatë të vështirë për shkak të pandemisë COVID-19, ku shumë aktivitete janë mbyllur, presidenti Ilir Meta bën thirrje për mbështetje të biznesit.

Përmes një mesazhi në “Facebook’ Meta tha se ndihma ndaj këtyre bizneseve do t’i ndihmonte ato për të lehtësuar kostot e mbijetesës dhe vazhdimësisë të tij në këto momente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndërsa duhet rritur efikasiteti i përpjekjeve për mbajtjen nën kontroll të pandemisë në mënyrë që të mos shkojnë dëm sakrificat e deritanishme, është e qartë se duhen shtuar në mënyrën më përfshirëse dhe pozitive përpjekjet për të mbështetur biznesin për të lehtësuar kostot e mbijetesës dhe vazhdimësisë të tij në këto momente.”, shkruan Meta, teksa ka shpërndarë një artikull të ish-zv.ministres se Financave, Irena Beqiraj.

ME TE LEXUARAT