Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Media italiane publikon pamjet, makinat me viktimat e koronavirusit në radhë për në Shqipëri

Në mediat italiane janë publikuar disa foto nga porti i Barit, ku shihen disa makina funeralësh me shqiptarë që kanë humbur jetë në Itali për shkak të koronavirusit.

Në fotot e publikuara shihet se makinat janë me targa shqiptare, ndërsa nga ajo që shkruan “Antenna Sud” pamjet janë realizuar para dy ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saccente.

“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë

loading...

Rekomandojme

LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës.

Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit.

Foto: Francesco Saccente” shkruan media italine.

Ndërkohë ende nuk ka një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur nga CoVid-19 në Itali dhe sa kanë humbur jetën. Ndërkohë në shtetin fqinj vijon që numri i viktimave të jetë tepër i lartë me mbi 500 në ditë./top channel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet