Lobimi rus, Gjykata e Apelit shtyn për në 23 prill seancën për Bashën

Politikë
Lobimi rus, Gjykata e Apelit shtyn për në 23 prill seancën

Gkykata e Apelit shtyn për 23 prill seancën ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të PD-së Ilir Dervishi për çështjen e lobimin rus.

Shorti ka zgjedhur Fatmira Hajdarin, ish-bashkëshorten e Azem Hajdarit, për të gjykuar nëse vendimi i marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku që pushoi hetimin ndaj kryedemokratit Basha është i drejtë ose jo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjyqtari Lazër Sallaku i cilësoi provat të pavlefshme duke rrëzuar akuzën për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte ndërkohë që grupi i prokurorëve u nda në dy qëndrime ku njëri prej tyre, Kol Hysenaj, kërkoi rikthim të akteve për vijimin e hetimeve ndërsa tjetri vazhdimin e gjykimit.

Tashmë verdikti final për këtë çështje pritet të merret nga Gjykata e Apelit, nëse do të lërë në fuqi vendimin e Lazër Sallakut apo do të pranojë kërkesën e një prej prokurorëve për të rikthyer aktet për hetim.

Fatmira Hajdari është ish-bashkëshortja e deputetit demokrat Azem Hajdari.

Vajza e saj Rudina Hajdari, ish-deputete e PD-së, nuk pranoi të digjte mandatin dhe tashmë është pjesë e opozitës së re parlamentare.

ME TE LEXUARAT