Keni probleme me bankat për shtyrjen e këstit të kredisë? Rama: Ja ku duhet të dërgoni ankesën tuaj

Politikë
Keni probleme me bankat për shtyrjen e këstit të kredisë?

Kryeministri Edi Rama vjen me nje tjeter mesazh drejtuar qytetareve, te cilet ne keto momente te veshtira, kur vendi eshte prekur nga COVID, hasin probleme me bankat per shtyrjen e afatit 3 mujor te kredive. Per keta qytetare, Rama njofton se Banka e Shqiperise ka venen ne dispicion nje kanal aneksash ne faqen e saj.

Rama thekson se: “Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

[email protected]”.

? PËR TË GJITHË ATA QË HASIN PROBLEME ME BANKAT PËR SHTYRJEN TREMUJORE TË DETYRIMEVE NGA KREDITË, BANKA E SHQIPËRISË KA VËNË NË DISPOZICION NJË KANAL ANKESASH NË FAQEN E VET:

? Udhëzim i Bankës së Shqipërisë, për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.

Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë.

Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it:

[email protected]

Lutemi të specifikoni konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.

BANKA E SHQIPËRISË

ME TE LEXUARAT