“Jam me koronavirus”, pedagogia pështyn policin, e pëson keq në fund

Bota
“Jam me koronavirus”, pedagogia pështyn policin, e pëson

Një pedagoge universiteti shmangu burgun pasi pështyu ndaj një polici dhe u tha atyre se kishte koronavirus teksa ishte ndaluar.

Jane Challenger-Gillett, 55 vjeç, mori frymë dhe pastaj spërkati me oficerët që e ndoqën deri ne shtëpinë e saj në Brighton.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ligjëruesja e vjetër e Universitetit të Brighton, e njohur gjithashtu si Jane Challenger-Gillitt, u paraqit para Gjykatës së Magjistraturës së Brighton dhe pranoi dy vepra penale.

Pedagogia ka dalë përpara gjykatës për dy vepra penale, sulmimin e oficerëve të policisë dhe mos zbatimin e masave të pandemisë. Megjithatë, ajo nuk u dënua me burg.

Challenger-Gillett është një pedagoge informatike dhe matematike. Gjykatën e Magjistratëve të Brighton, gjykatësi i rrethit Tessa Szagun dëgjoi sesi Challenger-Gillett u tha oficerëve që ajo kishte koronavirus, shkruan Dayli Mail.

Ajo ‘përdori kërcënimin e Covid-19 për të fituar një avantazh ndaj personave që mbrojnë publikun’, tha gjykata.

“Ajo mori frymë dhe spërkati oficerët, duke u shkaktuar frikë atyre dhe familjeve të tyre për infeksionin. Për shkak të rrethanave familjare, ajo do të dënohet me gjashtë muaj liri me kusht dhe shërbime komunitare. Challenger duhet të ndjekë për 9 muaj terapi për të kuruar varësinë nga alkooli dhe agresivitetin. Gjithashtu, ajo do i paguajë 500 paund gjobë çdo polici të cilin e kërcënoi me infektimin e virusit”, tha Gjykata.

ME TE LEXUARAT