Arrestohet punonjësi mjekësor që publikoi identitetin e pacientëve me COVID-19

Kosovë&Rajon
Arrestohet punonjësi mjekësor që publikoi identitetin e

Autoritetet në Mal të Zi kanë arrestuar një punonjës mjekësor, të akuzuar për publikimin e një liste me emrat e personave të infektuar me koronavirusin e ri.

Prokurorët thanë se ndaj të akuzuarit ishte caktuar masa e paraburgimit deri në 72 orë, në pritje të hetimit të mëtutjeshëm të çështjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I dyshuari M.R është pjesë e departamentit të Teknologjisë Informative në Qendrën Shëndetësore në kryeqytetin malazez, Podgoricë.

Ai u arrestua më 7 prill nën dyshimin për grumbullimin dhe përdorimin e paautorizuar të informacionit personal.

Ai është akuzuar për ndarjen e të dhënave për pacientët COVID-19 me persona të tjerë që nuk janë të autorizuar të trajtojnë informacionin.

Një listë me të paktën 60 emra të personave të infektuar nga virusi, së bashku me numrat e tyre të identitetit dhe vitin e lindjes, është shpërndarë në rrjetet sociale që nga 3 prilli.

Qeveria urdhëroi një hetim, duke thënë se publikimi i emrave të pacientëve të infektuar “shkel të drejtat themelore të njeriut”.

Organizatat e shoqërisë civile dhe partitë e opozitës kanë dënuar gjithashtu publikimin e listës.

Në Mal të Zi janë 248 raste të konfirmuara me koronavirusi, dy prej të cilëve kanë vdekur./R.E.L

ME TE LEXUARAT