53 % e të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri janë meshkuj. Ja shpërndarja gjeografike

Aktualitet
53 % e të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri janë

“Përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.”. Kështu deklaroi Rovena Daja, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik gjatë përditësimit të informacioneve më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndersa pohoi se numri në total i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 409 persona, Daja theksoi se rreth 47% e të prekurve janë femra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste. Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.”, deklaroi Daja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 196 raste

– Durrës 38 raste

– Lushnje 5 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 45 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 12 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste

ME TE LEXUARAT