Vogëlushja i shkruan letër për koronavirusin, mjeku Pipero preket “Live” dhe jep lajmin e mirë

Aktualitet
Vogëlushja i shkruan letër për koronavirusin, mjeku Pipero preket

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka thënë mbrëmjen e sotme se në fund të muajit prill e deri maksimumi në mesin e muajti maji Shqipëria do jetë e çliruar nga koronavirusi.

Teksa fliste në një intervistë për Eni Vasilin, moderatorja i shfaqi Piperos një letër të një vogëlusheje e cila pyeste se kur do fillonte shkolla dhe kur vendi ynë do çlirohej nga virusi, letër e cila e preku mjekun dhe bëri që ai të fliste troç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në bazë të të ecurisë së kësaj epidemie në vendin tonë, unë mendoj që fundi i prillit do na zërë me pak ose aspak raste. Maji mund të na zërë me ndonjë rast sporafik. I them Kejsit që të bëj durim se në më pak se një muaj do të shijoj jetën. Kurse vendi do jetë i çliruar 1 muaj pas rastit të fundit të infektuar. Por ne normalisht do jem i më shpejt sesa kaq.

Në bazë të konstatimeve të epidemiologëve do së paku nga dita e fillimit 4 muaj që epidemia të quhet e kaluar. Unë besoj se fundi i prillit deri maksimimi mesi i muajit maj do ta gjejë Kejsin të lirë. Duhet shumë pak durim. Po të mos ishte kujdesi i domosdoshëm për të moshuarit, Kejisi do kishte dalë nga shtëpia me kohë”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.

ME TE LEXUARAT