Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Trishtojnë shifrat edhe në Britani, vetëm sot vdiqën 938 pacientë me koronavirus

Britania e Madhe është kthyer në vendin me numrin më të lartë trë viktimave nga Covid 19 gjatë këtyre ditëve të fundit.

Cdo dite sjell për fat të keq nga një rekord negative viktimash në këtë vend.

Autoritetet shteterore bënë të ditur se këtë të mërkurë është kapur piku deri më tani me 938 të vdekur në 24 orë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësise deri më tani nga epidemia në fjalë kanë gjetur vdekjen 7097 persona në “ishull”.

Rreth 5500 persona kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit në Britani.

Të dhënat tregojnë se nga dita e parë kur u shfaq Covid 19 në këtë vend e deri më tani janë testuar 232,708 persona nga të cilët 60,733 kanë dal pozitiv pra afro 25% e atyre që kanë bërë analizë.

Në mesin e të infektuarve është edhe kryeministri Boris Johnson që vazhdon të jetë nën kujds intensive në spital në Londër ndërsa gruaja e tij shtatezenë është vetëizoluar në shtëpi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet