Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tragjike në SHBA, koronavirusi i merr jetën nënës dhe tre djemve të saj

Një histori e trishtë vjen nga SHBA, që tashmë është vendi i parë në botë që ka numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus.

Mediat amerikane raportojnë se një grua dhe tre djemtë e saj kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në shtetin e Luizianës.

86-vjeçarja, Antoinette Franklin dhe djemtë e saj, Herman Franklin Jr., 71-vjeç, Antony Franklin Sr., 58-vjeç dhe Timothy Franklin, 61-vjeç, vdiqën pasi u testuan pozitivisht për koronavirus.

loading...

Luiziana është një nga vatrat më të nxehta të pandemisë, ku janë regjistruar 582 vdekje dhe mbi 16 mijë të infektuar.

86-vjeçarja ndërroi jetë më 23 mars, Antony vdiq në 26 mars, Timothy më 30 mars.

Viktima e parë ishte vëllai i tyre më i madh, Herman, i cili humbi jetën më 20 mars. Ai la pas tetë fëmijë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet