Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Te shtena me arme ne Orikum, dyshohet per konflikt mes disa personave

Ka degjeneruar në përplasje me armë, sherri mes 2 personave në Orikum, ndërsa dyshohet se një person është dërguar në spital i plagosur me mjete të forta.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy personat janë zënë fillimisht me grushte dhe më pas një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri 2 herë në ajër.

Burime bejne te ditur se personi qe u godit me tyte pistolete eshte Deat Kapaj.

Në vendngjarje uniformat blu kanë gjetur 2 gëzhoja dhe pas hetimeve paraprake kanë identifikuar autorët janë vënë në kërkim të tyre.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet