Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Stalla që u shemb duke ngordhur mbi 50 krerë dele e qingja

Era e fuqishme i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik blektorit Gëzim Islami nga fshati Grezhdan i Maqellarës në Dibër.

Si pasojë e erës së fortë stalla ku mbante rreth 300 krerë bagëti të imta, dele, është shembur e gjitha duke zënë brenda dhjetra prej tyre.

loading...

Rekomandojme

Deri tani Gëzimi thotë se kanë nxjerrë rreth 50 krerë dele e qengja të ngordhur, ndërsa numri mund të jetë edhe më i madh pasi nuk është liruar e gjithë hapësira e stallës.

Për t’i ardhur në ndihmë blegtorit Islami kanë shkuar edhe bashkëfshatarë të tij, për të larguar inertet e stallës së shembur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet