Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rriten shifrat edhe në Kosovë, shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi

Edhe Kosova është nën ‘ethet e koronavirusit’. Një lajm i rëndë raportohet nga Kosova.

E ditur bëhet se një grua 66-vjeçare nga Malisheva ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Deri më tani numri i shqiptarëve të Kosovës që kanë humbur jetën nga koronavirusi ka shkruar në 6.

loading...

Rekomandojme

Njoftimi i dhënë:

Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19.

Gruaja nga Malisheva vuante edhe nga sëmundje të tjera. Ndërkohë në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet