Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rama: Renie e ndjeshme e rasteve me koronavirus, masat kufizuese do te vazhdojne

Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se po vazhduam me këtë ritëm, do dalim më shpejt fitimtarë në luftën ndaj koronavirusit, si dhe me kokën lart.

Kreu i qeverisë iu referohet shifrave të ditëve të fundit, ku ka pasur një rënie të ndjeshme të të infektuarve me COVID-19.

MESAZHI I PLOTE I EDI RAMES:

🟢 SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID👍

*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike🙏

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet