Qeveria britanike: Boris Johnson është mirë, reagon ndaj ilaçeve që i janë bërë

Bota
Qeveria britanike: Boris Johnson është mirë, reagon ndaj

BRITANI E MADHE

Boris Johnson kaloi natën e tretë në spital. Kryeministri britanik ndodhet ende në terapi intenvise në spitalin, St Thomas Hospital në Londër por ai ka reaguar mirë ndaj medikamenteve që i janë bërë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu ka bërë me dije një zëdhënës i DoWning Street, cili tha se kryeministri është mirë por akoma nuk është gati për t’iu kthyer punës.

Boris Johnson vazhdon ai më tej është i vetëdijshëm dhe mund të komunikojë. Johnson është shtruar në spital më 5 prill, për shkak të simptomave të vazhdueshme të sëmundjes, ndërsa të hënën mbrëma është transferuar në kujdes intensiv.

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, i ka dërguar mesazh familjes dhe partneres së tij, duke thënë se ata janë në mendimet e saj.

ME TE LEXUARAT