Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pozitivë me COVID/ Mjeku Roland Xhaxho vështirësi në frymëmarrje, deputeti Alimadhi me oksigjen

Të tjera detaje mësohen mbi gjendjen shëndetësore të 5 pacientëve me COVID që aktualisht ndodhen në terapi intensive në spitalin e Infektivit. Aktualisht nga pacientet e prekur me këtë virus, se vetëm 4 persona janë të intubuar, të cilët ndodhen në spitalin COVID 2, (Tek Shefqet Ndoqi).

loading...

Mësohet se i shtruar tek Infektivit ndodhet mjeku reanimator, Roland Xhaxho, i cili ka probleme me frymëmarrjen, por fatmirësisht sipas bluzave të bardha ai nuk ka komplikacione të rënda. Po ashtu, një tjetër mjek i shtruar në COVID 1 është dhe Andi Koraqi, i cili nuk ka vështirësi në frymëmarrje.

Në këtë spital ndodhet dhe deputeti Ardiatik Alimadhi, i cili trajtohet me oksigjen me maskë. Ditën e sotme, vetëm një urgjencë mjekësore ka mbërritur në spital, ndërkohë që numri në total i të prekurve nga COVID ka shkuar në 400.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet