Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Lajm i mirë në Francë, ulet ndjeshëm numri i vdekjeve, 876 viktima më pak se dje

Franca shënoi një ditë më parë ditën më vdekjeprurëse nga koronavirusi, ku u regjistruan 1417 viktima.

Ndërkohë, këtë të mërkurë ka rënë ndjeshëm numri i viktimave në krahasim me një ditë më parë, duke shënuar një pikë kthese.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salomon, njoftoi se në 24 orët e fundit në Francë kanë humbur jetën 541 persona, ose 876 viktima më pak se dje.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Francë ka shkuar në 10,869.

Franca ka regjistruar deri më tani mbi 112 mijë raste me koronavirus, nga të cilët mbi 80 mijë janë raste aktive.

Përveç numrit të viktimave, gjithashtu ka rënë ndjeshëm edhe numri i rasteve të reja të konfirmuar me Covid-19.

Ndërsa dje u raportuan mbi 11 mijë raste të reja, sot janë konfirmuar 3881 raste të reja.

Mbi 7 mijë pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa mbi 21 mijë të tjerë fatmirësisht kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi.

Rreth 2 mijë pacientë janë shëruar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Franca ka kryer në total mbi 224 mijë teste, gjysma e të cilave ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet