Lajm i mirë, Boris Johnson duke u përmirësuar, arrin të qëndrojë ulur

Bota
Lajm i mirë, Boris Johnson duke u përmirësuar, arrin të

“Kryeministri Boris Johnson po përmirësohet pas dy netësh në kujdes intensiv” – ka thënë kancelari, Rishi Sunak. Ai tha se Kryeministri gjithashtu ishte ulur në shtrat pas dy netësh në Spitalin e St Thomas në Londër dhe siç duket gjenda e tij është e mirë raportojnë mediat britanike.

“Mund t’ju them gjithashtu se ai është ulur në shtrat dhe është duke u angazhuar pozitivisht me ekipin klinik.” – tha Rishi Sunak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët edhe një zëdhënës i Downing Street ka bërë me dije se kryeministri është mirë por akoma nuk është gati për t’iu kthyer punës. Ai tha se Boris Johnson është i vetëdijshëm dhe mund të komunikojë shumë mirë.

Johnson është shtruar në spital më 5 prill, për shkak të simptomave të vazhdueshme të sëmundjes, ndërsa të hënën mbrëma është transferuar në kujdes intensiv.

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, i ka dërguar mesazh familjes dhe partneres së tij, duke thënë se ata janë në mendimet e saj. Në 24 oret e fundit në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën 938 persona duke e çuar në total 7,097 numrin e vdekjeve.

ME TE LEXUARAT