Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kreu i OBSH-së kërcënon Trump? Do ketë më shumë të vdekur po vazhdove kështu!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar liderët që të mos e politizojnë pandeminë e ckoronavirusit në një kohë kur e gjithë bota duhet të bashkëpunojë.

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus po reagonte ndaj komenteve të bëra nga Presidenti Donald Trump, i cili tha se po mendonte që të ndërpriste fondet për organizatën ndërkombëtare që po lufton kundër COVID-19. Trump akuzoi OBSH-në se po fokusohej më tepër tek Kina.

Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Dr Tedros apeloi që pandemia të mos vazhdohet të politizohet duke e krahasuar si një lojë me zjarrin.

loading...

“Ju lutem të mos e ktheni në çështje politike këtë virus. Ai shfrytëzon diferencat që keni në rang kombëtar. Nëse doni të shfrytëzoheni dhe të keni më shumë trupa, atëherë bëjeni”, – u mbrojt Dr. Tedros ndaj pyetjeve që iu drejtuan për komentet e Presidentit të SHBA.

Ai i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Kinës që të punojnë së bashku. “Nuk duhet të harxhojmë kohë duke fajësuar njëri-tjetrin. Ne na duhet kohë që të bashkohemi,” shtoi Ghebreyesus.

Ai gjithashtu mbrojti punën e organizatës ndërkombëtare, duke renditur disa prej punëve të kryera për të luftuar virusin si rritja e kapaciteteve të shteteve për t’u përgatitur e përgjigjur ndaj virusit, botime të ndryshme udhëzuese dhe informimi i publikut mbi virusin.

“Ne kemi bërë çdo gjë që është e mundur. Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë ditë e natë ashtu siç e kemi bërë deri tani… duam të mësojmë nga gabimet tona dhe të ecim përpara. Por tani për tani, fokusi duhet të jetë tek lufta ndaj virusit”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet