Kosovë, 5 zyrtarë të burgut të Mitrovicës infektohen nga koronavirusi

Kosovë&Rajon
Kosovë, 5 zyrtarë të burgut të Mitrovicës infektohen

Me koronavirus janë infektuar pesë zyrtarë të burgut të Mitrovicës. Këtë lajm e ka dhënë drejtori i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi.

Më tej ai ka thënë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi dy nga zyrtaret shfaqën simptoma, shërbimi korrektues organizoi të bëhen analizat e mbi 20 zyrtarëve të shërbimit korrektues me të cilët këta dy të prekur besohet se kishin kontakt, nga të cilat, 5 dolën pozitivë.

Po ashtu Nehat Thaçi ka treguar se asnjë nga të burgosurit në Kosovë nuk është i infektuar me koronavirus, deri më tani. Më pas ka vazhduar:

Shërbimi korrektues i ka drejtuar së paku 3 kërkesa tek gjykatat për të liruar disa të sëmurë kronik në këtë kohë, por përgjigja nga gjykatat ka qenë negative dhe kjo për shkak se ligjet në fuqi nuk parashohin pezullim apo falje në situata të tilla.

Në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

ME TE LEXUARAT