Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

I riu nga Kavaja vdes në Maqedoninë e Veriut, prej 4 ditësh asnjë reagim nga autoritetet shqiptare

Një i ri nga Kavaja i cili punonte në Maqedoninë e Veriut ka humbur jetën të dielën e kaluar në shtetin fqinj, ndërsa prej 4 ditësh ende trupi i tij nuk është sjellë pranë familjes që ti bëhen nderimet e fundit.

Mësohet se Mondi Lamo ka vdekur nga një arrest kardiak ndërsa familjarët janë përpjekur për ta sjellë trupin e pajetë në Shqipëri, por mbyllja e kufijve e ka bërë këtë gjë të pamundur.

Trupi ka mbetur në Maqedonin e Veriut për shkak të masave që janë marrë nga autoritetet për mbylljen e kufijve si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Ndonëse ka ka 4 ditë që ka ndërruar jetë, asnjë reagim zyrtarë nuk ka pasur nga autoritetet shqiptare pavarësisht apelit të familjarëve të cilët vajtojnëtë dashurin e tyre pa mundur ta shikojnë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet