Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Finlanda blen 2 milionë maska mbrojtëse nga Kina por rezultojnë të papërshtatshme

Dy milionë maska mbrojtëse që bleu Finlanda nga Kina, kanë rezultuar të papërshtatshme për t’u përdorur në spitale.

Ministrja e Shëndetësisë së Finlandës, Aino-Kaisa Pekonen, kishte lajmëruar në Twitter për dërgesën e parë të dy milionë maskave kirurgjikale dhe 230 mijë të tjera për frymëmarrje, që kishin mbërritur në aeroportin e Helsinikit nga një fluturim i qytetit Guangzhou të Kinës, duke deklaruar se ato do të kontrolloheshin para se të hyjnë në përdorim.

Mirëpo, të mërkurën zyrtarët zbuluan se maskat e porositura nuk plotësonin standardet e kërkuara të mbrojtes kundër koronavirusit, për t’u përdorur në mjediset mjekësore.

“Sigurisht që është zhgënjim për ne”, tha sekretarja e ministrisë së shëndetësisë, Kirsi Varhila në një konferencë për shtyp.

Sipas zyrtarëve, tani Finlandës i duhen rreth gjysmë milionë maska kirugjikale dhe 50 mijë maska respiratore në ditë, pasi disa rajone kanë paralajmëruar për mungesën e tyre.

Deri më tani në Finlandë janë shënuar 40 viktima nga Covid-19 dhe 2,487 të infektuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet