Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Koronavirusi, Anglia me 828 të vdekur brenda 24 orëve, prane shifrave te Italise e Spanjes

Të dhëna dramatike vijnë nga Anglia, ku raportohet se brenda 24 orëve, nga koronavirusi kanë humbur jetën 828 persona.

Ndërkohë, nga të dhënat që publikon OBSH, deri më tani numri në total i viktimave ka shkuar në 6.483. Kujtojmë se epidemia në Angli shpërtheu vrullshëm.

loading...

Rekomandojme

Ndonëse qeveria angleze ka marrë disa masa, ka ende qytetarë që nuk i binden udhëzimeve dhe dalin shëtitje në parqe dhe rrugë. Aktualisht i prekur nga COVID është dhe kryeministri Boris Jonson.

Rritja e sotme e vdekjeve e sjell Britaninë në shifrat më të këqija në Evropë, nga 969 vdekje në Itali në 28 Mars dhe 950 në Spanjë më 2 Prill nderkohe qe Kina kurrë nuk regjistroi më shumë se 254 në ditë, citon lajmifundit.al. Por numrat janë rritur edhe ne SH.B.A., ku vetem dje ka pasur 1,799 vdekje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet