Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Amerikani gjendet i pajetë në apartamentin në Sarandë, dërgohet drejt Tiranës

Një shtetas amerikan, është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij ne Sarande.

Sipas burimeve behet fjale per 70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska.

Mesohet se viktima prej tri vitesh, jetonte i vetëm në një apartament me qira, në Lagjen nr.1 në qytetit bregdetar. Prej tri ditësh, 70-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij. Kjo ka shqetësuar mikun e tij, i cili njoftoi Policinë e Sarandës. Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe mjekët hynë në apartament, ku e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70 -vjeçarin.

Për shkak të situatës së koronavirusit, trupi i tij është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko–ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sipas burimeve hetimore nga Policia, në trupin e të ndjerit nuk janë vënë re shenja dhune. As në banesë nuk është parë ndonjë shenja e dyshimtë që të bën të mendosh për ndonjë akt kriminal.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet