U infektua bashkë me gruan shtatzënë, bëhet baba ‘pacienti 1’, të prekur nga kronavirusi në Itali

Bota
U infektua bashkë me gruan shtatzënë, bëhet baba

Një lajm i mirë vjen nga Italia, ku ka ardhur në jetë vajza e ‘pacientit 1’ nga COVID-19. Mattia, 38-vjeçari nga Codogno, i cili njihet dhe si ‘pacienti 1’ në Itali i infektuar me koronavirus, ditën e sotme është bërë baba për herë në parë.

Si vogëlushja dhe nëna e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore. Matia, mbrëmjen e 19 shkurtit u shtrua në spital në qytetin e Lodigiano për t’u transferuar mes 21 dhe 22 shkurtit në gjendje të dëshpëruar në reanimacionin e spitalit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 9 mars ai nisi të marrë frymë vetë. Pas më shumë se një muaj ai doli nga spitali i shëruar. Edhe familjarët e Matias u infektuan nga COVID-19, përfshirë këtu edhe bashkëshorten shtatzënë. Nëna dhe gruaja e tij u shëruan por babai fatkeqësisht nuk ia doli dot, duke ndërruar jetë.

Pasi doli i shëruar nga spitali Matia i bëri dhe një apel të gjithëve që të qëndronin në shtëpi. “Kam qenë shumë me fat, unë jam kuruar, ndërsa tani mund të mos ketë mjekë për t’ju shpëtuar jetën, kështu që qëndroni në shtëpi. Nga kjo sëmundje mund të shërohesh, duhet t’iu them faleminderit mjekëve që më mundësuar rikthimin në jetë”.

ME TE LEXUARAT