Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

PD publikon videon: Një emigranti i bien të fikët në kufi, trajtim çnjerëzor

TIRANE
Përmes një video të publikuar në facebook, sekretari I Përgjithshëm I PD-së Gazmend Bardhi, ka denoncuar sërish sot situatën në kufi me Shqipërinë.

“Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë. Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij.

Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore. Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim.👇”- shkruan Bardhi.

loading...

Rekomandojme

Shqiptaret e bllokuar ne kufi ne gjendje te rende…!

Posted by LajmiFundit.al on Tuesday, April 7, 2020

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet