Mjeku epidemiolog: Kemi vatra ku mund të shpërthejnë 50 raste në ditë

Aktualitet
Mjeku epidemiolog: Kemi vatra ku mund të shpërthejnë 50 raste

Mjeku epidemiolog, Alban Ylli, ka folur në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Ylli theksoi se në mesin e prillit mund të ketë rritje të dëmeve të koronavirusit në vend, por pas kësaj, duke filluar nga gjysma e dytë e muajit që jemi, sipas tij pritet të ketë një rënie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej, mjeku epidemiolog deklaroi se në Shqipëri ka ende vatra në të cilat mund të shpërthejnë 50 raste në ditë.

Më tej, mjeku u shpreh se ka shenja optimiste sa i përket pandemisë Covid-19, ku shumë vende duket se e kanë kaluar pragun e pikut dhe në to kanë nisur shenjat e rënies.

Deklarata e plote e epidemiologut Y:lli

Është e vështirë të bësh një parashikim të saktë por modelet dhe skenarët ekzistojnë. Më të mundshmit janë që në mesin e Prillit të shkojë një rritje e dëmeve por pas kësaj, presim një rënie. Nuk duhet ulur vigjilenca apo të krijojmë iluzione se gjithçka mbaroi.

Masat të zbatohen se do të ishin një gabim i madh. Kemi ende vatra në Shqipëri që mund të shpërthejnë 50 raste në ditë pse jo. Duhet të kemi strategji për gjurmimin e tyre por nga ana tjetër të vijojmë të mbajmë hapur spitalet e dedikuar edhe gjatë Majit pse jo.

Të kontrollojmë eventet që krijojnë turma dhe të përdorim teknika inovative si matja në distancë e temperaturës etj për të pritur vaksinën që shpresoj të vijë nga fundit i vitit. Ka shenja optimiste, ka vend për t’ju dhënë njerëzve mesazhe optimiste, shumica e vendeve duket se e kanë kaluar pragun e pikut të pandemisë, kanë filluar shenjat e rënies, në Europën Qëndrore duket se ka pasur sukses.

ME TE LEXUARAT