Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Deputeti shqiptar, tregon ‘kurën’ për Covid-19: Kos me mjalt dhe domate

Kujtim Gjuzi tregon ‘kurën’ sipas tij për të mposhtur kornavirusin. Deputeti konservator thotë se mbron mirë organizimin dhe se është i shëndetëshëm, ndërsa paralajmëron se do të shikohet në gjyq me ata që mashtrojnë se është i prekur me koronavirus. Gjuzi thotë më tej se është deputet i kuvendit dhe nuk e ka frikë virusin, pasi këshillohet me doktorë dhe psikologë të partisë.

“Kush mashtron se Kujtim Gjuzi është me koronavirus do të përballet me drejtësinë. Jam shëndoshë e mirë. Unë dhuroj gjak dhe jo pak, 700 gr, 350 gr më shumë se normativa, unë dhuroj më tepër se jam i shëndetshëm. Është i pamundur të më zërë koronavirusi sepse mbrohem me; në mëngjes ju këshilloj të përdorni një 1 kg kos me mjaltë, kur nuk kanë me sheqer, unë përdor çokollatë me arra, bajrame, lajthi, që mbron të gjithë organizimin.

Në drekë përdor domate, të paktën 1/2 e kg, pasdite shegë, djathë. Meqë janë shëndoshur pak si pasojë e streseve përdor djathin e dhisë, por nuk ua rekomandoj atyre që janë dobët. Konsultohem me këshilltarin tim doktor androlog Fadil Mustafën, kam edhe psikologë pranë stafit të partisë. Unë jam deputet i kuvendit dhe nuk e kam frikë virusin” thotë Gjuzi ndër të tjera. /report tv

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet