Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Basha mesazh falënderimi për bluzat e bardha: Jeni garancia dhe forca jonë, bashkë do fitojmë këtë betejë

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh mirënjohje për bluzat e bardha, të cilat në këto momente po përballen me pandeminë e COVID-19. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se stafet mjekësore janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

loading...

Teksa theksoi se bluzat e bardha kanë nevojë sot për mbrojtje e pajisje shëndetësore, lideri i opozitës nuk harroi pa falënderuar SHBA-të për ndihëm e ofruar për testet e koronavirusit.

MESAZHI I BASHËS
Sot në #ËorldHealthDay mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.
Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, pajisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA, e cila do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. #ditemetemira.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet