45-vjeçari nga Shkupi vdes rrugës për në spital, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus

Aktualitet
45-vjeçari nga Shkupi vdes rrugës për në spital, kishte

Në Maqedoninë e Veriut gjendja paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Së fundmi një lajm i rëndë është raportuar.

E ditur bëhet se një një pacient 45-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë. E ditur bëhet se ky pacient kishte rezultuar pozitiv për koronavirus dhe se ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit “8 Shtatori” në Shkup.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmi është dhënë nga Institutit për Shëndet Publik. Kujtojmë këtu se edhe se rastet me koronavirus në Maqedoninë e Veriut janë shtuar.

Si u bë e ditur dhe më parë në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 rastet të reja me Covid-19. 15 prej tyre janë në Shkup, 7 në Kumanovë, 1 në Prilep, 3 në Strugë dhe 3 në Koçan.

Edhe në Maqedoninë e Veriut thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, po ashtu vazhdojnë edhe thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe distacimin social.

ME TE LEXUARAT