Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

U prekën nga COVID-19, si është gjendja e dy policëve të infektuar

Drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti ka thënë se gjendja e dy policëve të infektuar me koronavirus është e qëndrueshme. Mësohet se dy efektivët janë larguar nga Klinika Infektive dhe tashmë po qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Ahmeti tha se të gjithë pjesëtarët e tjerë të Policisë janë pajisur me mjete mbrojtëse dhe se policët po u përmbahen rekomandimeve të ekspertëve.
“Që pas përhapjes së pandemisë Policia është përfshirë në zyrtarët e saj. Kemi ndërmarrë masat në mbrojtjen e këtij virusi sipas mjekëve. Gjendja e dy policëve të prekur me koronavirus është e stabilizuar dhe janë duke qëndruar të vet izoluar në shtëpi. Njëri është nga niveli qendror dhe tjetri nga Malisheva”, u shpreh ai.

loading...

Rekomandojme

Mes tjerash, Ahmeti njoftoj se Policia ka pasur mungesë të masave elementare mbrojtëse, derisa tha ai se tani janë furnizuar me pajisje mbrojtëse. Ahmeti tregoi se herë pas herë në baza ditore i kontaktojnë policët dhe ua tërheqin vërejtjen se duhet respektuar rekomandimet. “Në fillim ka pasur mungesë të pajisjeve si për krejt institucionet por, që tani jemi furnizuar dhe maska mbrojtëse e me dorëza. Policët janë të kujdesshëm në baza ditore kontaktojmë me ta dhe tërheqim vërejtjen për ta mbajtur distancë si me kolegë edhe me të tjerët”, tha ai.

Ahmeti ka folur edhe për Pakon Emergjente të ndarë nga Qeveria për policinë, për të cilën tha se është motivim për ata. Derisa theksoi se policët vazhdojnë punën e tyre për t’i siguruar qytetarët.
“Policët janë të përkushtuar për të përfunduar punën e tyre për të mbajtur rendin dhe ligjin dhe për t’i siguruar qytetarët. Pakoja emergjente është motivim për gjithë policët”, u shpreh ai per EkonomiaOnline.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet